.
Published On: Sat, Aug 19th, 2017

Zyra për ndihmë juridike vazhdon të ofrojë shërbime në Gjakovë

Share This
Tags

Zyra për ndihmë juridike e cila është hapur kohë më parë në Gjakovë, është duke vazhduar të ofrojë shërbime profesionale e juridike falas për të gjithë të intersuarit e komunës së Gjakovës që kanë kushte të vështira sociale.

Nora Dobruna, udhëheqëse e kësaj zyre në Gjakovë, thotë se gjatë këtyre muajve, kanë ofruar ndihmë për mbi 100 qytetarë për probleme të natyrave të ndryshme. Lëndët që janë trajtuar më shumë janë ato administrative, por edhe ato civile dhe penale.

Në disa prej këtyre lëndëve zyra ka angazhuar edhe avokatët për ato raste specifike që kanë plotësuar kriteret e ligjit për ndihmë juridike. Zakonisht sipas Dobrunës, në zyre kanë marrë ankesa të qytetarëve që kanë të bëjnë më ndërprerje të ndihmës sociale, por edhe ato që kanë të bëjnë më institucionet komunale, si dhe të gjykatave, por dhe institucioneve të tjera që janë në komunën e Gjakovës.

Po ashtu, kjo zyre në muajt e parë ka ofruar shërbimeve edhe për lëndë civile që kanë të bëjnë më padi për shkurorëzim, besim të fëmijëve, kontakte më fëmijë e raste të tjera.

Zyra për ndihmë juridike që është e vendosur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, këto shërbime i ofron për qytetarët me kushte të rënda ekonomike, personat që janë në listat e shoqatave të personave me mundësi të kufizuara, si dhe të atyre që gjenden në listat që marrin ndihmë sociale./radiogjakova/