.
Published On: Fri, Aug 18th, 2017

Zhgënjimi i Munishit: Prisja përkrahje më të madhe

Share This
Tags

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, është shprehur i zhgënjyer me faktin që koncerti për nder të 90-vjetorit të klubit nuk u mbajt të mërkurën.

“Kemi punuar nga dy herë në ditë kur temepratuart shënonin 41 gradë. Prisja përkrahje më të madhe nga të gjithë, por përkrahje nuk morëm. Do të vazhdojmë fuqishëm në rrugëtimin tonë. Jam shumë krenar me grupin e futbollistëve të Vëllaznimit, kemi bërë punë të madhe”, ka thënë Munishi.

Koncerti për nder të 90-vjetorit të Vëllaznimit u anulua në çastet e fundit për shkak të numrit të vogël të spektatorëve në stadiumin e qytetit./radiogjakova/