.
Published On: Wed, Feb 21st, 2018

Xeni e Kastriot Tusha rikthejnë traditën e koncerteve me “Perlat shkodrane”

Share This
Tags

Ikona e muzikës gjakovare dhe gjithëshqiptare Shkëlzen Jetishi-Xeni dhe artisti i madh nga Shqipëria, Kastriot Tusha edhe këtë radhë janë bërë bashkë për të sjellë në Gjakovë “Perlat shkodrane” në koncertin e madh që do të mbahet me 1 mars në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Vite më parë ata kishin sjellë me koncerte të veçanta këngët e Isuf Myzyrit, pastaj të Qamilit të Vogël dhe Mustafa Budinës për të arritur tash tek perlat shkodrane të një qyteti që përherë mbetet burim i pashtershëm i muzikës së bukur shqipe e që me shekuj është krijuar në Shkodër.

Të ftuar të këtij koncerti, nën udhëheqjen artistike të Vllaznim Buxhovit, janë këngëtarët e mirënjohur nga Shkodra: Shyqeri Alushi, Bujar Qamili, Rosela Gjylbegu si dhe pritet edhe pjesëmarrja e doajenit së muzikës shqipe, Ismet Peja.

Aktori i shquar Mirush Kabashi, “Nderi i kombit” do të prezantohet me interpretimet artistike.

I gjithë koncerti do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Radio Televizionin e Kosovës, ndërsa është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gjakovës bashkë me sponsorë të tjerë./radiogjakova/