.
Published On: Mon, Feb 12th, 2018

Vëllaznimi kthehet në shtëpi, gati për Rahovecin

Share This
Tags

Futbollistët e Vëllaznimit e kanë mbyllur me sukses fazën përgatitore në Ulqin.

Përpos ushtrimeve nga dy herë në ditë, Vëllaznimi ka zhvilluar edhe tri ndeshje kontrolluese. Së fundmi kanë zhvilluar një takim kontrollues me ekipin Otrant-Olimpik të cilin e ka fituar me rezultat 1-0 falë golit të Egzon Gashit.

Kapiteni i Vëllaznimit, Yll Myrta pas kthimit nga Ulqini ka thënë se kjo fazë përgatitore ishte mjaft e suksesshme sepse është punuar në kushte shumë të mira pune.

“Të gjithë futbollistët kanë akumuluar energji të mjaftueshme për t’i përballuar sfidat e mëdha që i pret që nga kjo javë kur luhen ndeshjet për Kupë dhe fillojnë garat e stinorit pranveror”, ka thënë Myrta.

Të mërkurën Vëllaznimi luan ndeshjen e vlefshme për Kupë, me Rahovecin. Ky takim luhet në stadiumin me barë sintetik të pallati i sporteve./radiogjakova/