.
Published On: Mon, Apr 30th, 2018

Vëllaznimi harron të fitojë, kuqezinjtë zhgënjejnë edhe ndaj Besës

Share This
Tags

Vëllaznimi është në krizë të lojës dhe rezultateve. Të dielën para publikut gjakovar barazoi pa gola me Besën e Pejës.

Kuqezinjtë po synojnë që t’i shmangen barazhit dhe të sigurojë mbijetesën pa luajtur sfidën e “play-out”-it, mirëpo me lojëra të tilla, dhe pas barazimit të së dielës gati se e ka të pamundur.

Se kriza po vazhdon për disa javë, dëshmojnë rezultatet e ndeshjeve të fundit duke filluar nga loja ndaj Trepcës ’89, pastaj edhe me Flamurtarin.

Deri në fund të kampionatit kanë ngelur edhe 4 ndeshje, ndërsa Vëllaznimi në pozitën e 9-të ka 36 pikë, 6 më pak se Feronikeli.

Të enjten, Vëllaznimi luan me Vllaznin e Pozharanit në Gjilan./radiogjakova/