Vëllaznimi fiton në Vushtrri
Vëllaznimi arriti të marrë tri pikë të rëndësishme në garën për rikthim në Superligë, pasi mposhti 1-2 skuadrën e Kosovës së Vushtrisë.
Edhe pse në 45 minutat e para kuqezinjtë ishin në disavantazh prej një goli, Vëllaznimi arriti të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë.
Yll Myrta barazoi rezultatin në 1-1 kur u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa Egzon Gashi shnëoi një gol të bukur për 1-2.
Vëllaznimi mbetet në vendin e dytë në Ligën e Parë, vend ky i cili i garanton pjesëmarrjen në Supërligë për sezonin e ardhshëm./radiogjakova/