.
Published On: Thu, Mar 16th, 2017

Teatri i Qytetit në Gjakovë, të premtën, hap sezonin teatror

Share This
Tags

Ansambli i Teatrit të Qytetit në Gjakovë, te premten hap sezonin teatror për këtë vit. Në nismë të kësaj sezone do të shfaqët premiera me titull MARTIR të autorit Marius von Mayenburg. Regjinë e këtij realizimi skenik e ka bërë regjisori i njohur Fatos Berisha, ndërkaq në rolet kryesore paraqitën Besfort Berberi, Vlera Pylla, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Muradije Muriqi pastaj Arbies Komoni, Ylber Mehmeti, Yllka Lota, Myrvete Kurtishi dhe Ahmet Bakija. Skenografinë dhe kostumet i ka përgatitur Petrit Bakallai ndërkaq asistent i regjisë është Butrint Pasha.

Premiera e Teatrit të qytetit në Gjakovë me titull “Martir” shfaqët te premten mbrëma në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” me fillim prej ores 20.