.
Published On: Sun, Apr 16th, 2017

Të krishterët festojnë ringjalljen e Krishtit

Share This
Tags

Besimtarët e krishterë dhe ata ortodoksë po kremtojnë festën e Pashkëve me dëshirat për më shumë paqe, mirekuptim dhe lumturi.

Festa e Pashkëve është festë e paqes, dashurisë dhe e shpresës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e rikthimit në vlerat më sublime shpirtërore.

Ritet tradicionale të kremtimit të kësaj feste po mbahen edhe në të gjitha kishat e famullisë së Gjakovës. Mesha solemne në Gjakovë u mbajt në në kishën e Shën Pjetrit e Shën Palit të cilën e udhëhoqi pater Ndue Kajtazi, famullitar i famullisë së Gjakovës.

Kuvendi Françeskan priti mysafirë që shkuan për të uruar festën e madhe të Pashkëve. Pas meshes ishin të pranishëm përfaqësuesit e partive politike nga komuna e Gjakoës.

Mimoza Kusari – Lila uroi që festa e Pashkëve të na gjeje gjithmonë të bashkuar me njëri-tjerin, si një dëshmi e fuqishme e bashkëjetesës që gjithmonë ka ekzistuar tek populli shqiptar, e në veçanti në komunën e Gjakovës, komunë kjo e njohur për bashkëjetesën dhe respektin ndër fetar.

Përpos pjesëmarrjes në meshë, kryetarja Kusari-Lila ka vizituar edhe disa familje katolike në komunën e Gjakovës, të cilët i ka uruar së afërmi për festën e Pashkëve.

Duke uruar që festat e ardhshme të na gjejnë shumë më mirë sesa që jemi sot, ajo ka porositur që pikërisht këto festa duhet të shfrytëzohen që njerëzit të shkojnë e të jenë më shumë pranë njëri-tjetrit.