.
Published On: Sat, Apr 15th, 2017

Supergol i Grezdës

Share This
Tags


Eros Grezda vazhdon të shënojë, por kësaj here nuk i mjafton Lokomotivës së Zagebit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte autor i një supergoli për Lokomotivën në humbjen 2-1 kundër Dinamos në derbin e Zagrebit.

Grezdës iu dëshën më pak se pesë minuta për të kaluar në epërsi të zotët e shtëpisë me një gjuajtje të bukur.

Megjithatë Lokomotiva nuk mundi ta ruante dot avantazhin, pasi kryesuesit e ligës së parë kroate përmbysën gjithçka me dy penallti të Armin Hoxhiç në minutat 29’ dhe 67’.

Për Grezdën, i cili u zëvendësua në minutën e 60-të, ky ishte goli i pestë në 22 ndeshje kampionati këtë sezon.

Pas kësaj disfate Lokomotiva mbetet e shtata me 29 pikë, pa rrezik për të rënë nga kategoria.