.
Published On: Sat, Sep 23rd, 2017

“Sofra” mbahet në Gjakovë

Share This
Tags

Në ambientet e Kullës së Koshit në Çarshinë e Madhe të premten mbrëma u mbajt manifestimi kulturor “Sofra”.

Ky aktivitet kulturor erdhi i shoqëruar me muzikë dhe veprimtari përcjellëse kulturore, si pjesë e një projekti të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë e në mbështetje të Ministrisë së Kulturës.

Kulla e Koshit, që bënë pjesë në kompleksin historik të Çarshisë së Madhe, u shndërrua edhe në vend të këngës qytetare.

Në “Sofrën” rreth së cilës u mblodh grupi muzikor “Ashikët”, mysafir ishte doajeni i këngës popullore shqipe Ismet Peja dhe mjeshtri dhe veterani i fizarmonikës Zekiria Qarkagjia.

Paraprakisht u hap ekspozita e fotografive me objektet e trashëgimisë kulturore, ndërsa mysafirët shijuan ushqimin tradicional.

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe prezantimi i katalogut të objekteve të trashëgimisë kulturore në Gjakovë .

Për dallim nga vitet tjera kur manifestimi “Sofra gjakovare” organizohej në ambient të hapur, si para Çarshisë së Jupave apo në Lomen e Drithit, këtë vit ky manifestim u mbajt në ambient të mbyllur./radiogjakova/