.
Published On: Mon, Mar 20th, 2017

Shënohet Dita Botërore e Poezisë në Gjakovë

Share This
Tags

Te marten, është Dita Botërore e Poezisë, e shpallur nga UNESCO në vitin 1999, vendim i marrë në Kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris. Përveç krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë poetike, qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë. Në këte drejtim, në kuadër të shënimit të kësaj dite, Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë, te marten në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” duke filluar nga ora 12, organizon takimin me moton “Poetët mes vargjeve”, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave fillore, të mesme dhe studentëve të Universitetit të Gjakovës. Ndryshe Arti i poezisë është themeli i diversitetit, duke lejuar gjuhë të ndryshme të shprehin zërin e tyre në mes të komunitetit të kombeve. Duke lehtësuar dialogun, poezia inkurajon tolerancën dhe respektin. Poezia është shtyllë e traditës gojore dhe mund të komunikojë thellë vlerat e kulturave të ndryshme përgjatë shekujve.