.
Published On: Sat, Jul 30th, 2016

Shefi UNMIK-ut viziton Gjakovën

Share This
Tags

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot në vizitë shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë-UNMIK, Zahir Taman, me të cilin ka bashkëbiseduar për një sërë çështjesh me rëndësi për komunën e Gjakovës dhe më gjerë. Biseda fillimisht është fokusuar tek çështja e sigurisë së përgjithshme, rreziku nga ekstremizmi dhe siguria e komuniteteve pakicë, për të cilën jane dakorduar se është e mirë dhe nuk paraqet ndonjë problem të theksuar. E për riatdhesimin e komuniteteve pakicë, rom, ashkali dhe egjiptas, u tha se komuna e Gjakovës ka bërë përparime të theksuara. Sipas kryetares Kusari –Lila, komuna është e përkushtuar të sigurojë riatdhesim për të gjithë qytetarët e zhvendosur nga Gjakova, megjithatë vështirësitë në në ktë drejtim, siq është strehimi, pasi shumica e të kthyerve nuk posedojnë prona apo shtëpi të tyre, krijimi i një stabiliteti financiar të të kthyerve, për faktin se komuna po përballet me mungesë të zhvillimit ekonomik dhe mungesë të vendeve të punës. Lidhur me këto probleme, shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Zahir Taman, tha se UNMIK-u është i gatshëm ta ndihmojë komunën e Gjakovës në krijimin e kushteve më të mira që garantojnë kthim të qëndrueshëm. Ai mepas se bashku me kryetaren Kusari- Lila, kanë bërë një vizitë në kishën ortodokse serbe, me ç ‘rast kanë zhvilluar një takim të shkurtër ne shërbyeset që jetojnë aty.