.
Published On: Wed, Jan 10th, 2018

Rritja e pagës për 4% për mësimdhënësit, SBASHK Gjakovë: Fyese

Share This
Tags

Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës janë mbledhur në Gjakovë për të diskutuar rritjen e pagës për mësimdhënës në nivelin 4% dhe testimin e tyre të përmendur nga Ministria e Arsimit.

Kryetari i degës së SBASHK-ut në Gjakovë, Sali Maliqi u shpreh se rritja e paralajmëruar prej 4% të pagës është fyese për të gjithë mësimdhënësit. 

Në këtë takim u kundërshtua edhe paralajmërimi për testimin e mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit. Maliqi e quajti këtë testim si një lojë politike.

Ai shpreh se mësimdhënësit nuk kanë frikë nga testimi, por për vlerësimin e tyre merret Inspektorati i Arsimit.

Mësimdhënësit deklaruan se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për greva në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre. Madje u paralajmërua se më 16 janar do të bojkotohet një orë mësimi, ndërsa më datën 22 janar do ta ndërprenë mësimin për një ditë të tërë.

Në rast se nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre edhe pas kësaj date, atëherë SBASHK paralajmëroi se do të marrin masa të tjera sindikale./radiogjakova/