.
Published On: Wed, Jul 19th, 2017

Rritet numri i turistëve në Gjakovë

Share This
Tags

Edhe pse nuk ka ndonjë shifër të saktë, numri i turistëve në komunën e Gjakovës pretnedohet se është në rritje.

Por , në Zyrën e Informacionit të Turizmit, sipas udhëheqësit të saj, Kujtim Rrahmani pretendimet janë për rritje të numrit të turistëve, ndërsa janë duke punuar në promocion më të madh dhe më agresivë për të rritur ofertat turistike për komunën e Gjakovës.

“Statistika të sakta nuk kemi për numrin e turistëve, por vërejmë rritje. Megjithatë ne nuk jemi aty k uudam sepse pretendojmë më shumë. Mund të lidhim ndonjë marrëveshje me operatorë që organizojnë ture që në të ardhmen të kemi edhe më shumë turistë”, tha Rrahmani.

Zyra e Informacionit Turistik e cila këto ditë ka kaluar në objektin e muzeut historik sipas Rrahmanit ofron kushte shumë të mira.

Përveç informacioneve aty turistet e huaj mund të njihen edhe me traditën kulturore e të zanatit të qytetarëve të Gjakovës përmes prodhimeve artizanale që janë të ekspozuara./radiogjakova/