.
Published On: Wed, Aug 17th, 2016

Rriten kërkesat e familjeve për asistencë sociale

Share This
Tags

Gjatë muajit korrik Qendra për Punë Sociale në Gjakovë, për familjet skamnore, përfituese të ndihmës materiale në komunën tonë, në emër të asistencës sociale ka ndarë mbi 93 mijë e 500 euro. Gjon Luli, drejtor ka thënë se kjo ndihmë ju ka ndarë 1 mijë e 13 familjeve me gjithësejt 4 mijë e 143 banorë. Sipas Lulit, gjatë gjysmës së parë të këtij viti në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë, kanë arritur rreth 60 kërkesa të reja për asistencë sociale më shumë se në tre mujorin e parë të këtij viti.

Nisur nga kriteret e ashpra dhe jo reale për përfitimin e ndihmës sociale, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë, Gjon Luli, ka kërkuar një reagim përkatës të shoqërisë civile për të bërë përpjekje për të ndryshuar gjendjen në këtë drejtim.

Sa i përket numrit të familjeve që kanë riaplikuar për ndihmë sociale në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë, numri i tyre gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka qenë gjithësejt 799 sish.