.
Published On: Tue, Jul 11th, 2017

Riparohet dëmi në “Ali Podrmija”, shfaqet “Fire at Sea”

Share This
Tags

Policia, falë kamerave në objektet përreth dhe dëshmitarëve, ka arritur të identifikojë personin përgjegjës që dëmtoi ekranin në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”.

I njëjti ka pranuar se ka kryer veprën, ndërsa tani ndaj tij do të ndiqen procedurat e ardhshme ligjore.

Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar se kanë arritur të riparojnë dëmin e shkaktuar natë më parë dhe të martën prej orës 21:00 do të shfaqet filmi “Fire at Sea” që flet për jetën në ishullin italian të Lampedusas, një vijë frontale e krizës së emigrantëve në Europë.

I njëjti film ishte fitues i Festivalit të Filmit të Berlinit, si dhe kandidat për çmimet “Oscar 2016”./radiogjakova/