.
Published On: Tue, Feb 20th, 2018

Qendra e re për personat me aftësi të kufizuara pritet të hapet në mars

Share This
Tags

Projekti i Qendrës për Persona me aftësi të kufizuara është në fazën finale. Ndërtimi i objektit tashmë ka përfunduar, ndërsa kanë mbetur vetëm kompletimi nga brenda.

Drejtoresha e shoqatës “Handikos”, Brilanta Ballata, tha se synohet që të hyjnë në ndërtesën e re deri në fund të muajit mars.

Ajo është e lumtur për realizimin e këtij projekti pasi thotë se me hapjen e saj ju ofrohen mundësi dhe kushte më të mira të gjithë personave me aftësi të kufizuara.

Ballata shtoi se shërbimet që do të ofrohen në këtë qendër janë të shumëllojshme, por të nevojshme për këtë kategori personash.

Ndërtimi i kësaj qendre ka kapur vlerën e 270 mijë eurove, ku 51% të investimit e ka mbuluar organizata “Save the Children”, ndërsa pjesën tjetër Komuna e Gjakovës.

Një projekt i tillë po implementohet në 5 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën me qendrën që tashmë është ndërtuar në Gjakovë./radiogjakova/