.
Published On: Tue, Jan 10th, 2017

Pronarët e dyqaneve t’i pastrojnë shtresat e akullit përpara lokaleve

Share This
Tags

Vazhdojnë temperaturat e ulta dhe me këte, edhe problemet në komunën e Gjakovës, kur është fjala tek qarkullimi i këmbësorëve dhe automjeteve në trafik. Një gjë të till e ka vështirsuar edhe shtresa e hollë e borës e cila ka rënë mbrëmë gjatë natës, mbi sipërfaqet me akull duke krijuar një teren tejet të rrëshqitshëm për çka kërkohët një vëmëndje e posaqme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është pastruar pjesa më e ndjeshme në brëndi të qytetit në Gjakovë. Më saktësisht mbi 20 punëtorë të Kompanisë “Çabrati” gjatë tërë ditës së djeshme kanë pastruar akullin në rrugën nga Teqja e Bektashive deri tek kyqja në rrugën për tek Ura e Islam Begut. Kur është fjala tek rrugët në brendi të qytetit, si jemi informuar nga Ndue Muqaj, anëtarë i komisionit komunal për mbikqyrjën e situates pas bores dhe të ftohtit të madhë, kujdes i posaqëm ju është kushtuar rrugëve kryesore, ndërkohë që situata nuk është e kënaqshme në rrugët sekundare, në shumicën e të cilave gjatë ditës dhe natës së kaluar është hudhur krip industrial. Sa i përket rrugëve rurale të gjitha janë të kalueshme dhe në këte drejtim, sipas Muqajt, nuk ka ndonjë problem të theksuar. Nërkohë që apelohet tek pronarët e dyqaneve që t’i pastrojnë shtresat e akullit përpara lokaleve të tyre.