Promovohet monografia “Xhavit Xhepa-Një jetë në skenë” të autorit Behar Arllati
Me organizim të Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, te merkuren, në Gjakovë u bë promovimi i monografisë “Xhavit Xhepa-Një jetë në skenë” të autorit Behar Arllati. Në ceremoninë e zhvilluar me këte rast për brëndin dhe vlerat e kësaj monografie foli redaktorja e këtij libri, Migena Arllati e cila ka thenë se me anë të kësaj vepre autori na hap një derë në një këndvështrim të gjërë mbi një këngëtarë dhe njëkohësisht aktor në teatrin e kukullave, një personaliteti të dashur të skenës. Në anën tjetër bashkëshortja e kryepersonazhit të kësaj vepre, Xhavit Xhepa, aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa solli copëza na jeta e familjes së saj. Vlerësime për këtë libër dha edhe Xhevat Koshi në emër të Shoqataë së intelektualve Jakova, ndërkohë që u lexua edhe vlerësimi I Akademik Zeqirja Ballates ku ndër të tjera thuhej se aktori Xhavit Xhepa e ushtronte po me atë pasion këngën e bukur shqipe, duke e kënduar në koncerte me estrdaën në qendrat e ndryshme dhe shumë prej këtyre këngëve janë të incizuara në radio dhe disqe.
Promovimi i monografisë “Xhavit Xhepa – Një jetë në skenë” të autorit Behar Arllati, mbeshtetur nga elbasanasi Gazmend Kila, i cili ishte i shoqëruar me nga një CD me këngë të interpretuara nga Xhepa, ka përfunduar me diskutime të të pranishmive të cilët kanë hedh dritë mbi karrierën e tij si këngëtar dhe aktor teatri.