.
Published On: Fri, Dec 23rd, 2016

Promovohet libri “Unë symbyllur jam” e autorit Ali Tahiri

Share This
Tags

“ Aliu po ia kthen borxhin nënës si sinonim edhe i atdheut, me të gjitha vlerat njerëzore që i posedon duke qenë dhe mbetur gjithmonë vetvetja! Në poezinë e tij ai e ka dëshmuar me kohën se pasuri nuk është paraja por pasuri e shpirtit është edhe dashuria dhe lidhja me vendlindjen, atdheu, jeta e ndershme e çdo njeriu! Përmes vargjeve të poezive të tij Aliu përçon mesazhin e fuqishëm, se ata që mendojnë ndryshe janë të dështuar dhe të munguar nga dashuria dhe të humbur në jetë”- kështu ka thënë krijuesja e njohur Mevlyde Saraqi mbrëmë në ceremoninë e promovimit të librit me titull “Unë symbyllur jam” të autorit Ali Tahiri. Ky event poetik është shoqëruar me tingujt e kitarës ekzekutuar nga Lis Gazija dhe me deklamimin e poezive nga aktorja Elida Shasivari, e ku fillimisht është lexuar fjala e redaktorit, Halil Haxhosaj, ndërkohë që për brëndin dhe vlerat e këtij libri kanë folur edhe Tahir Bezhani, Cen Tahiri , Gani Muhaxhiri e të tjerë.