.
Published On: Tue, Jan 10th, 2017

Pësojnë shtatë përsona nga rrëshqitjet në rrugët me akull

Share This
Tags

Shtresat e mëdha të akullit prezente në në rrugët tona, kanë reflektuar edhe me numër të madhë përsonave të cilët si pasojë e rrëshqitjës dhe lëndimeve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrat Shëndetësore në komunën e Gjakovës. Si jemi njohtuar nga dr. Selajdin Boshnjaku, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, ushtrues i detyrës së drejtorit të repartit ortopedik në Spitalin Rajonal “Isa Grezda’ në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit në këte Qendër Sekundare Shëndetësore në Gjakovë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 7 përsona me thyerje të ekstremiteteve. Tre prej tyre ju kanë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërlidhur me këte dr. Boshnjaku ka apeluar tek qytetarët tanë kujdes të madhë gjatë ecjës nëpër rrugë meqë mundësia e rrëshqitjës është shumë e madhe.