.
Published On: Sat, Nov 12th, 2016

Ofrohen për shfrytëzim hapësira në Pallatin e Kulturës

Share This
Tags

Pas një studimi të zgjatur, Qeveria Komunale në Gjakovë, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim

për 10 vite të hapësirave të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, përkatësisht të kinemasë së qytetit me një sipërfaqe prej mbi 530 metra katror, ndërkohë që hapësirat e aktiviteteve multifunksionale në total kanë një sipërfaqe prej mbi 267 metra katror. Si jemi njoftuar nga Meriton Ferizi, drejtor, me qëllim të funksionalizimit të kinemasë së qytetit, që është kusht kryesor, si dhe hapësirave përreth saj, në mënyrë që të krijohet një ambient i përshtatshëm për qytetarët të cilët do t’i frekuentojnë këto hapësira, tashmë është shpallur ankand publik. Sipas drejtorit Ferizi, shfrytëzuesi i kësaj hapësire është i obliguar që të njëjtën ta përdorë sipas marrëveshjes edhe për aktivitete komunale atëherë kur ka nevojë dhe pa kompensim, varësisht nga marrëveshja paraprake me kontraktuesin dhe komunën, ndërkohë që përjashtohet mundësia që të përdoret si klub i natës, diskotekë e të ngjashme. Kur është fjala të funksionalizimi i kinemasë, një gjë e tillë duhet të bëhet në afatin prej maksimum 9 muajsh, pas nënshkrimit të kontratës.