.
Published On: Wed, Aug 2nd, 2017

Nisin “Ditët e diasporës” në Gjakovë

Share This
Tags

Të martën në Gjakovë ka nisur edhe zyrtarisht manifestimi për nder të bashkatdhetarëve “Ditët e diasporës”.

Aktivitetet nisën me një koncert të nxënësve të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në sallën e koncerteve në këtë institucion.

Më pas, në sheshin “Ali Podrimja” u mbajt ceremonia e hapjes ku morën pjesë edhe zyrtarët më të lartë lokalë. Duke ju uruar mirëseardhje, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, falënderoi të gjithë bashkatdhetarët për kontributin e tyre.

Ndërsa në emër të organizatës “Flatra” nga Gjermania falënderoi për mikpritjen Xhelal Zhubi.

Prej orës 21:00 po në parkun kulturor “Ali Podrimja” u shfaq filmi “Babai” ndërsa i pranishëm ishte edhe protagonist kryesor i këtij filmi, aktori Val Maloku.

Në fund, ishte organizuar edhe një tjetër festë në “Lamën e Drithit” me muzikë dhe ushqime tradicionale. “Ditët e Diasporës” do të vazhdojnë deri më 4 gusht./radiogjakova/