.
Published On: Sat, Feb 14th, 2015

“Newborn”-i edhe në Gjakovë

Share This
Tags

newborn-zrexhaNxënësit e Shkollës Fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë së bashku me arsimtarin e tyre të artit figurativ Fiduli Agjemi, me rastin e 17 Shkurtit ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë realizuar një obelisk gjigant “Newborn”, të cilin do ta ekspozojnë në platonë e kësaj shkolle.

Arsimtari Fiduli Axhemi, nën përkujdesjen e të cilit edhe është realizuar ky obelisk, ka njoftuar se obelisku me sloganin “Kosovë në zemër të kam”, i cili pritet të promovohet në fillim javën e ardhshme, është punuar me material stiropori të presuar, me dimensione 10 m gjatësi, 1 m lartësi dhe 50 metra gjerësi./radiogjakova/