.
Published On: Fri, Sep 16th, 2016

Ne Gjakove peson renje numri i veprave të ndryshme penale gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Share This
Tags

Falë angazhimit të punonjësve të Stacionit Policor si dhe vetëdijesimit të qytetarëve, numri i veprave të ndryshme kriminale përkatësisht penale dhe kundërvajtëse në komunën e Gjakovës, ka pësuar rënie gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Selman Tanushi, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Gjakovë, i cili me këtë rast ka veçuar zvogëlimin e numrit të rasteve penale.

Kur është fjala tek situata e sigurisë përkatësisht e rendit dhe qetësisë publike, kryesuesi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Ramadan Hoti, ka kërkuar një angazhim më të madh të zyrtarëve policor për të përmirësuar situatën në tregun e fshatit Rogovë.

Nderkohe qe, vërejtjet e tij, ndërlidhur me gjendjen e sigurisë në trafik por edhe të rendit dhe qetësisë në zonën tek Kisha Katolike në Lagjen Mullajusuf, i ka bërë edhe përfaqësuesi i klerit në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, patër Ndue Kajtazi.

Sa i përket rasteve të cilat kanë pësuar rritje gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ngritje në masë 41.6 përqind ka shënuar raste e lëndimeve trupore si dhe aksidentet me lëndime trupore që kanë shënuar ngritje nga 57 në 101 raste. Në anën tjetër në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar situatën në trafik, këtë vit, për dy herë e gjysmë është rritur numri i tiketave kundërvajtjse, përkatësisht nga 1 mijë e 484 në 3 mijë e 564.