.
Published On: Thu, Mar 9th, 2017

Në festën e 8 marsit, u mbajt manifestimi dedikuar zonjave në lëmin e artit me temën “Ajo Beson

Share This
Tags

Në kuadër të shënimit të festës së 8 marsit, Ditën ndërkombëtare të gruas, nën patronatin e kryetares së komunës, Mimoza Kusari-Lila, te merkuren, në Gjakovë u mbajt manifestimi qendror dedikuar zonjave në lëmin e artit me temën “Ajo Beson“. Ky manifestim ka nisur me hapjen e ekspozitës me punime artistike të grave dhe vajzave të komunës sonë për të vazhduar forumin e diskutimeve që në fokus kishte shkëmbimin e përvojave dhe motivimin përkatësisht inkurajimin e talenteve të reja. Temat të cilat janë diskutuar në këtë forum, ndër të tjera kanë qenë : A jemi plotësisht të gatshëm si shoqëri të përshtatemi me gra të suksesshme? – Cilat janë pengesat që rëndojnë zhvillimin artistik të gruas, por që nuk është një çështje e vetëbesimit? Pastaj, “ Nëse jemi përballur me fenomene shoqërore përkatësisht paragjykime, sa larg kemi shkuar duke i injoruar ato nga sukseset e arritura, por njëkohësisht kemi sfiduar edhe fushat e dominuar nga meshkujt”, e tema të tjera. Në fjalën e saj e para e komunës Mimoza Kusari-Lila, ka veçuar rëndësinë e këmbënguljes së femrave për të qenë faktorë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit në të gjitha fushat.

Duke folur për çështjen e vetëbesimit te gratë, pjesëtarët e këtij forumi, aktorja Elida Shasivari, pastaj kryetarja e Fondacionit të Gruas shqiptare, “ Nermin Vlora Falaski”, Zejnepe Luka, si dhe aktorja Margarita Xhepa kanë potencuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së gruas.

Manifestimi me titull “Ajo Beson” organizuar sot në festën e “8 Marsit” në Gjakovë, është përmbyllur me ndarjen e mirënjohjeve për 20 femra të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar në fushën e artit përkatësisht artizanateve.