.
Published On: Fri, Sep 22nd, 2017

Ndërtimi i QKMF-së së re krijon hapësira për Qendrën Rinore

Share This
Tags

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do të zhvendoset në objektin e ri që po ndërtohet pranë Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi”.

Edhe pse në fillim ishte menduar që të kishte dy qendra kryesore, së fundmi është vendosur që megjithatë të mbetet një. Në atë që në masë njihet si Ambulanca e qytetit do të ofrohen vetëm disa shërbime, por jo Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Radio Gjakova ka kuptuar që hapësirat që do të lirohen Komuna ka vendosur t’ia japë në shfrytëzim Qendrës Rinore.

Tashmë që edhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal ka hapësira të saja në Çarshinë e Vjetër, Komuna kërkon që të gjitha organizatat rinore të përqendrohen në këtë pjesë të qytetit.

Por, për të gëzuar ambientet e saj, Qendra Rinore duhet të presë deri në shkurt të vitit 2019 kur edhe është planifikuar të përfundojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare./radiogjakova/