.
Published On: Thu, Apr 12th, 2018

Muhaxhiri dënohet me dy ndeshje, humbet gjysmëfinalen e Kupës

Share This
Tags

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës mori vendim që portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri të dënohet me 2 ndeshje mos lojë.

Shkak për këtë dënim është bërë ndërhyrja e tij gjatë ndeshjes kundër Drenicës që është zhvilluar të dielën e kaluar në Gjakovë, me ç’rast ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Muhaxhiri nuk ka të drejtë të paraqitet në fanellën e Vëllaznimit për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Trepçës ’89 në Mitrovicë dhe më pas në mesjavë në gjysmëfinale të Kupës kundër Drenicës.

Me dy ndeshje mos lojë është dënuar edhe Pjeter Gojani, lojtar i ekipit të Dukagjinit të Novosellës, siç thuhet në arsyetim të Komisionin Disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së 22-të të Ligës së Dytë në mes të Dukagjinit dhe Malishevës.

Komisioni disiplinor i FFK-së për lëshim në organizim i ka dhënë vërejtje të fundit edhe ekipit të Dukagjinit të Novosellës./radiogjakova/