.
Published On: Thu, Feb 23rd, 2017

Ministrja e Drejtësisë, Hoxha, ka vizituar Gjykatën Themelore

Share This
Tags

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka vizituar, te merkuren, Gjykatën Themelore në Gjakovë, qëllimi i së cilës vizitë ishte që të njihet sa më afër më punën e kësaj gjykate. Ajo më këtë rast është takuar me kryetarin e Gjykatës, Vaton Durguti me bashkëpunëtorët e tij. Ministrja Hoxha tha pas takimit se nga kryetari i Gjykatës në Gjakovë, është njoftuar për sfidat dhe specifikat e punës në këtë gjykatë. Hoxha ka premtuar përkrahje për këtë institucion të drejtësisë, si në përmirësimin e kushteve po ashtu edhe në rritjen e bugjetit.

Në anën tjetër kryetari i Gjykatës Thmelore në Gjakovë, Vaton Durguti ministren Hoxha e ka njoftuar me sfidat që po ballafaqohet kjo gjykatë, siç është ajo për numrin jo të mjaftueshëm të gjyqtarëve në këtë gjykatë, po ashtu edhe për mungesë të bugjetit që është i limituar.