.
Published On: Mon, Jul 24th, 2017

Më shumë “policë të shtrirë” në Gjakovë

Share This
Tags

Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon me riparimin dhe vendosjen e shenjave të trafikut në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës, që janë të rëndësishme për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Kështu po ndodh edhe me pengesat fizike që reduktojnë kufizimin e shpejtësisë, apo ndryshe që njihen si “policë të shtrirë”.

Sipas udhëheqësit të sektorit të Komunikacionit në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, Lekë Sina ka pasur shumë kërkesa nga ana e qytetarëve nga pjesë të ndryshme të qytetit që të vendosen pengesa të tilla.

Kjo sipas Sinës po bëhet me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.

Përveç në disa rrugë, këto pengesa po vendosen edhe para shkollave fillore edhe të mesme./radiogjakova/