.
Published On: Thu, Aug 24th, 2017

Mbyllet me sukses projekti “Artistët e vegjël ‘thyejnë’ kufirin”

Share This
Tags

Është përmbyllur projekti ndërkufitar “Artistët e vegjël ‘thyejnë’ kufirin”, në të cilin morën pjesë 6 shkolla nga Gjakova dhe veriu i Shqipërisë.

Me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, ka organizuar një pritje për organizatorët e këtij projekti, me ç’rast ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në realizimin e tij.

Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti disa muajsh, Tahir Bakalli, nga Qendra Didaktike në Gjakovë, ka veçuar rëndësinë e këtij projekti edukativo-arsimor, shpirtëror dhe kombëtar.

Pas prezantimit të sfidave me të cilat janë ballafaquar organizatorët e këtij projekti gjatë implementimit të tij dhe sukseset e arritura, në këtë takim me të parin e Bashkisë së Tropojës, Dushaj është biseduar për mundësitë e vazhdimit të projektit edhe në vitet e ardhshme.

Ndryshe, gjatë implementimit të projektit “Artistët e vegjël ‘thyejnë’ kufirin”, janë zhvilluar rreth 20 aktivitete, të cilat kanë qenë bazë për binjakëzimin e shkollave andej dhe këtej kufirit./radiogjakova/