.
Published On: Sat, Mar 17th, 2018

Mbi 300 aplikime për të përfituar nga subvencionet në shëndetësi

Share This
Tags

Të premten u mbyll afati për aplikim i qytetarëve për të përfituar nga subvencionet e Drejtorisë së Shëndetësisë së Gjakovës.

Sikur në vitet e kaluar edhe këtë vit, kjo drejtori do të mbështesë personat me sëmundje të rënda me shuma të caktuara të mjeteve.

Për këtë qëllim, gjatë muajit shkurt është bërë thirrje publike përmes të cilës qytetarët kanë pasur rastin që të aplikojnë për të shfrytëzuar këët fond për subvencion.

Në Drejtorinë e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se kanë pranuar mbi 300 aplikacione nga ana e qytetarëve të cilët në vitin e fundit kanë pasur probleme shëndetësore.

Kryesisht aplikacionet kanë qenë nga qytetarët që kanë probleme kardiovaskulare, ato të kancerit, leukemisë, diabetit etj.

Kjo praktikë e ndihmës për persona me probleme të rënda shëndetësore Komuna po e praktikon ndër vite, ndërsa sivjet pritet që shuma për subvencionim të jetë më e lartë, në mënyrë që të mund të shfrytëzojnë sa më shumë qytetarë që kanë probleme me shëndetin për të zbutur shpenzimet e mjekimit.

Drejtoria për Shëndetësi ka në dispozicion 52 mijë euro. Tani pritet të formohet komisioni për të shqyrtuar të gjitha aplikacionet e pranuara nga qytetarët./radiogjakova/