.
Published On: Thu, Jul 20th, 2017

Mbahet provimi pranues në Universitetin e Gjakovës

Share This
Tags

Mbi 840 aplikantë me synim për t’u bërë pjesë e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” iu nënshtruan provimit pranues i cili u mbajt në ambientit e Fakultetit të Edukimit dhe atij të Filologjisë.

Sipas zyrtarëve të këtij universiteti, konkurrenca më e madhe është në Fakultetin e Mjekësisë, në drejtimin e Infermierisë ku për 1 vend konkurrojnë 5 persona.

Për vitin akademik 2017-18, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka hapur konkurs për 5 drejtime në 3 fakultete të ndryshme dhe do të pranojë 440 studentë të rinj.

Rezultatet e provimit pranues, pritet të publikohen këtë të shtune./radiogjakova/