.
Published On: Fri, Feb 23rd, 2018

Mbahet konferenca “Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale nga perspektiva gjinore”

Share This
Tags

Organizata Iniciativa e Femrës Kosovare në Gjakovë të premten mbajti konferencën përfundimtare në kuadër të projektit “Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale nga perspektiva gjinore” financuar nga USAID dhe mbështetur nga ATRC.

Në këtë takim është zhvilluar një diskutim gjithëpërfshirës lidhur me të arriturat dhe zhvillimet e ndërmarrjeve sociale veçanërisht atyre të grave në komunat e Gjakovës, Junikut dhe Rahovecit.

Eranda Kumnova- Baqi, drejtoreshë ekzekutive në organizatën Iniciativa e Femrës Kosovare në Gjakovë ka thënë se qëllimi kryesor i implementimit të projektit është ngritja e vetëdijes së komunitetit, veçanërisht të grave dhe bizneseve familjare në këto tri komuna, në mënyrë që të zhvillohen iniciativa dhe aktivitete që i shërbejnë interesit të përgjithshëm social.

Ajo gjithashtu foli për rezultatet e pritshme pas fillimit të implementimit në praktikë të këtij projekti.

“Pas kësaj konference ne presim që bizneset informale e ekonomitë familjare të vetëdijësohen për hapjen e rrugës së suksesit të tyre. Të jenë më të përgjegjshme dhe të funksionojnë si biznese të regjistruara e që kështu do të kontribuonin edhe në rritjen e ekonomisë formale në komunën tonë si dhe të jenë më të vëmendshme në aplikimin për grante që jep kohë pas kohe Qeveria e Kosovës”, u shpreh Kumnova-Baqi./radiogjakova/