.
Published On: Sat, Jul 30th, 2016

Mbahen garat e kërcimeve nga Ura e Fshjetë

Share This
Tags

Organizimi i kërcimeve nga Ura e Fshjetë ka hyrë në fazën finale, ndërsa organizatorët thanë se janë gati që edhe sivjet ky aktivitet i vetmi i këtij lloji në vendin tonë e i cili në vitet e fundit ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore, të jetë sa më atraktiv. Sipas organizatorit Artan Muhaxhiri, garuesit që do të marrin pjesë sivjet janë përafërsisht ata të vitit të kaluar, megjithë përpjekjet që sivjet të marrin pjesë edhe kërcyes nga vende të tjera të Kosovës, të Shkodrës, e qyteteve tjera por që nuk kanë dhënë fryt.

Garat e kërcimeve nga Ura e Fshjetë do të mbahen të dielën më 31 korrik. E veçantë e edicionit të sivjetem është se garat do të mbahen pasdite me fillim prej orës 16.00. Organizatori për ti motivuar garuesit, për fituesit kryesisht në stilin dallëndyshe këtë vit ka rritur shumën e shpërblimeve. Fituesi i vendit të parë do të shpërblehet me 700 euro, i dyti me 500 ndërsa vendi i treti me 300 euro.

Organizatori Muhaxhiri, tha se pret që edhe sivjet kjo garë të ketë vëmendjen e mediave më të njohura në botë ashtu siç ishte në vitet e kaluara.