.
Published On: Wed, Aug 3rd, 2016

Maratona e Malësisë iu ftone per pjesemarrje

Share This
Tags

Prej sot zyrtarisht të gjithë ata që duan të jenë pjesë e maratonës së Malësisë mund të regjistrohen online. Kjo mund të bëhet permës faqes zyrtare të kësaj maratone, www.gjakovamarathon.com, ku jepen sqarimet lidhur me regjistrimin, pjesëmarrjen dhe detaje të tjera për pjesëmarrësit. Kjo është hera parë që në komunën e Gjakovës mbahet një aktivitet i till. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është promovimi i përbashkët e dy zonave, Gjakovës në pjesën e Kosovës dhe Tropojës në pjesën e Shqipërisë, por mbi të gjitha promovimi i natyrës së bukur që ekziston në këtë pjesë të Ballkanit. Vrapimi i maratonës do të nisë të shtunën e 15 tetorit 2016 në orën 09.00 në qendër të qytetit në Gjakovë, ndërsa do të përfundojë të njëjtën ditë në qendër të qytetit të Bajram Currit. Përveq maratonës së plotë prej 42 kilometra e 195 metra, në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, organizatorët kanë paraparë edhe gara në gjysmë maratonë 21 kilometra si dhe stafetë 4 x 10 kilometra.