.
Published On: Thu, Jan 12th, 2017

Kuvendarët e KK të Gjakovës miratojnë deklaratë në mbrojtje të Ramush Haradinaj

Share This
Tags

Kuvendi i Komunës së Gjakovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar sot ( tyë enjten) në orët e paraditës, një deklaratë për lirimin e ish – Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër arrestimi të lëshuar nga Serbia.

Në ketë mbledhje të cilën e kryesoi Luan Gola, kryesues dhe me pjesëmarrjen e kryetares së Komunës Mimoza Kusari – Lila, të gjithë kryesuesit e grupeve të asamblistëve të subjekteve politike në Gjakovë, dhanë përkrahje dhe mbështetjeje për Ramush Haradinaj, duke besuar edhe në drejtësinë e shtetit Francez, aprovuar një deklaratë të përbashkët.

Me anë të kësaj deklarate këshilltarët gjakovarë i bëjnë thirrje shtetit të Francës që me procedura të shpejta ta liroj, ndërsa nga Qeveria e Kosovës është kërkuar që në procesin e dialogut me Serbinë të vendos si prioritet fletëarrestet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kjo deklaratë është miratuar si iniciativë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila është mbështetur edhe nga subjektet tjera.

Në deklaratën të cilën me këtë rast e ka lexuar këshilltarja e AAK-së Saranda Hyseni, thuhet:

1. Kërkojmë nga organet e drejtësisë Franceze që me procedurë të përshpejtuar të shqyrtojnë rastin Haradinaj gjegjësisht keqpërdorimin e Interpolit nga ana e Serbisë, dhe deri në marrjen e vendimit për refuzimin e kërkesës së një shtetit të tretë që në këtë rast është Serbia që z. Haradinaj të jetë i lirë.

2. Kërkojmë nga Qeveria e republikës së Kosovës që në procesin e dialogut me Serbinë, te vendosë që si pikë prioriteti të jetë heqja e fletarrestim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sepse në të kundërtën kjo cenon sovranitetit e Kosovës.

3. Z. Haradinaj ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, i cili Tribunal në dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë për të njëjtat akuza.

4. Gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës, posaçërisht gjatë viteve 1998-1999 e dënuan të gjitha shtetet demokratike të botës dhe e ndëshkuan me intervenimin e aleancës më të fuqishëm të botës NATO-së, ku një ndër shtetet më aktive ishte shtetit i Francës. Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shteti Francez ishte ndër të paratë që beri njohjen e Kosovës shtete i pavarur dhe Sovran, këtë e vërtetoj edhe Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë(GJND).

5. Kuvendi Komunal i Gjakovë , kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që në as një rrethanë të mos nëpërkëmbën vlerat tona kombëtare e që në këtë rast përfaqësues më i denjë i vlerave kombëtare është ish – komandanti i UÇK-së z. Ramush Haradinaj.