.
Published On: Thu, Nov 28th, 2013

Kusari-Lila homazhe tek dëshmorët

Share This
Tags

mimoza-homazheGjakovë- Ditën festive të 28 Nëntorit, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila e ka filluar me homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe të Martirëve në Meje dhe Çabrat. Me këtë rast znj.

Kusari Lila ka takuar familjarët e dëshmorëve dhe martirëve ku i ka siguruar se do të angazhohet që ideali I të rënëve për Gjakovën të plotësohet me zhvillimin e Komunës dhe mirqenjen e të gjithë banorëve.

Agjenda e kandidatës së AKR-së për Gjakovën ka vazhduar me vizitën në lagjen “Mulla Jusuf” ku është pritur nga qindra banorë të cilët e kanë shoqëruar znj.Kusari Lila në vendet e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kësaj lagjeje.
Po ashtu kandadtaja për Kryetare të Gjakovës ka bërë homazhe edhe prane lapidarit të heroit Agron Rama.