.
Published On: Sat, Jul 30th, 2016

Kujdes në temperatura të larta dhe gjatë konsumimit të ushqimit

Share This
Tags

Temperaturat e larta të cilat po mbretërojnë tek ne si dhe rënia e tyre shumë e shpejt, padyshim se kanë reflektim të madh tek shëndeti i popullatës. Më së vështiri e kanë të sëmuret kronik të cilët duhet të kenë një regjim më rigoroz dhe të reduktojnë në mënyrë maksimale daljet e tyre. Një pasojë tjetër e motit të shumë të nxehtë janë edhe helmimet e shumta nga ushqimi. Në këtë drejtim vetëm gjatë natës së mbrëmshme ndihmë mjekësore në Spitalin e qytetit kanë kërkuar 10 pacientë. Duke folur për gjendjen e krijuar dhe kujdesin që duhet patur për tejkalimin e kësaj gjendje dr. Elmir Tarani, internist, ka thënë se të sëmurit me sëmundje kardiovaskulare duhet të kenë kujdes kur është fjala tek shtypja e gjakut e cila bie për shkak të temperaturave të larta. Ai ka kërkuar kujdes të shtuar edhe gjatë konsumimit të ushqimit, sidomos tek prodhimet e qumështit dhe mishit të bluar.

Sipas dr. Taranit, gjatë ditëve me temperatura të larta për shkak të dehidrimit, duhet konsumuar sasi e nevojshme e ujit me krip, ndërkohë nevojitet kujdes gjatë përdorimit të kondicionerëve të ajrit në brendi të ambienteve shtëpiake, duke sugjeruar që ndryshimi i temperaturës krahasuar me jashtë nuk duhet jenë më shumë se 6 gradë Celsius.