.
Published On: Mon, Mar 20th, 2017

Komuna e Gjakovës ka ndarë 70 mijë eurove në mbështetje të ndërmarrjeve

Share This
Tags

Drejtoria komunale për Zhvillim Ekonomik, këtë vit për herë të tretë do të mbështesë ndërmarrjet mikro të vogla, pastaj të vogla dhe të mesme në komunën e Gjakovës. Lidhur me këtë, drejtoresha Silvana Domi, për Radio Gjakovën ka thënë se shuma e ndarë nga komuna për këtë qëllim në lartësi prej 70 mijë eurove si dhe vlera e mjeteve të cilën mundë ta përfitoi një biznes në lartësi prej 2 deri në 5 mijë euro, nuk krijon mundësi për hapjen e një biznesi të madh, porse është shumë e mirëseardhur për ngritjen e kapaciteteve të bizneseve, ndërkohë që ka potencuar procesin e monitorimit. Ajo ka theksuar se i gjithë procesi i ndarjes së mbështetjes për biznese në kuadër të skemës së granteve komunale, nga moment i përfitimit të grantit e deri në realizimin e objektivave të parapara, mbikëqyret nga një komision miks i formuar enkas për këtë qëllim.

Ndryshe, komuna e Gjakovës është komuna e parë në Kosovë e cila ka iniciuar dhe ka realizuar ndarjen e granteve për mbështetje të ndërmarrjeve mikro të vogla, pastaj të vogla dhe të mesme.