.
Published On: Fri, Jul 21st, 2017

Komuna dhuron pajisje për 25 bletarë

Share This
Tags

Në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e sektorit të bletarisë në komunën e Gjakovës, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shpërndau komplete të pajisjeve për bletari, për 25 bletarë të komunës së Gjakovës.

Në këtë komplet i cili kap shumën e 8.600 eurove, përfshihen një vaskë e punës, një depozitë mjalti në sasi 50 kilogramë, sita për filtrim, kova për bartje të mjaltës, thika manual dhe thika elektrike.

“Ne, po realizojmë edhe një projekt të planifikuar për bletarë për këtë vit, e që tregon se bëhet fjalë për mbështetje në kontinuitet për motivimin, ngritjen e kapaciteteve si dhe shtimin e prodhimtarisë dhe të ngritjes së cilësisë së mjaltës, produkt ky aq i shëndetshëm dhe i materialuzeshëm”, tha drejtori Bekim Ermeni me rastin e shpërndarjes së këtyre kompleteve për bletarë.