.
Published On: Tue, Jul 19th, 2016

Klubi Rotarian Gjakova siguron Aparatin Mamografik

Share This
Tags

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ereniku“, e cila ndodhet në afërsi të garazhës së autobusëve në Gjakovë sot është bërë inaugurimi i Qendrës së Mamografit. Bëhët fjalë për një projekt të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë, realizuar nga Klubi Rotarian “Gjakova” që u mundësua falë ndihmës të klubeve rotariane nga SHBA i cili shërben për identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në ceremoninë e organizuar me këte rast, Ruzhdi Bakalli, themeluesit të klubit rotari në Kosovë i njohur si Pol Harisi i Kosovës, përndryshe më i merituari për sigurimin e mamografit, ka thënë se bëhët fjalë për një paisje të sofistikuar digjitale në vlerë prej 130 mijë dollar. Ai është shprehur i lumtur që pas shumë vitesh të përpjekjeve për parealizuar këtë projekt më në fund është bërë realitet. Bakalli ka shtuar se ky donacion është më i madhi që rotarianët ndërkombëtar e kanë sjellë deri me tani në Kosovë. Edhe ai, si një rotarian me përvojë të gjatë, ka thënë se Mamografi do të ndihmojë shumë në parandalimin e kancerit të gjirit, prandaj i ka inkurajuar të gjitha gratë që të mos hezitojnë në shfrytëzimin e tij.

Ndërkaq, e para e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka premtuar se kjo qendër diagnostifikuese e kancerit të gjirit, do të funksionoi sipas parametrave bashkëkohore duke shtuar se aparati mamografik është i një rëndësie të madhe, për faktin se diagnostikimi i hershëm do të thotë një jetë e shpëtuar. “Sot në Gjakovë po fillojmë me një praktikë të diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe sinqerisht shpresoj se falë kësaj do të shpëtojmë shumë jetë të femrave. Andaj, ne u jemi mirënjohës dhe shumë falënderues për z. Ruzhdi Bakallin dhe të gjithë atyre që e mundësuan këtë donacion. Ne si komunë do ta bëjmë të pamundurën që të ofrojmë shërbime përcjellëse që kjo pajisje të funksionojë në mënyrë të duhur”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.

Në këte ceremoni ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e Rotarit Ndërkombëtar, Xhenifer Xhons, e cila duke apeluar tek femrat që sa më shumë ta shfrytzojnë këte Mamograf, duke bërë bërë inqizime paraprake vendimtare për parandalimin e kancerit të gjirit ka folur për për rëndësinë e kësaj aparature ka theksuar se edhe ajo vet është një nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit. Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që gratë në Gjakovë dhe në Kosovë ta bëjnë diagnostikimin e hershëm, për faktin se kjo është e vetmja menyrë që garanton një jatë të gjatë e të shëndetshme.

Mamografi bashkëkohor i inauguruar sot në Gjakovë mundë të bëjë prej 45 deri në 50 inqizime brënda ditës, ndërkohë që të gjitha shërbimet do të ofrohën pa pagesë.