.
Published On: Mon, Aug 8th, 2016

Intensifikohen punët në organizimin e Maratonës së Malësisë

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës ka intensifikuar angazhimet në organizimin e maratonës së parë të Malësisë që do të mbahet më 15 tetor. Organizatorët aktualisht projektin po e prezantojnë edhe para donatorëve vendor e ndërkombëtar, nga të cilët kanë marrë vlerësime pozitive dhe kanë premtuar mbështetje që ky organizim të jetë sa më i mirë. Artan Haraqija anëtar i këshillit organizativ tha se gjatë vikendit kanë prezantuar projektin para donatorëve vendor, ndërsa në ditët në vazhdim pritet që projekti të prezantohet edhe para përfaqësuesve të ambasadave, si dhe kompanive të ndryshme në Shqipëri. Ndërkohë organizatorët kanë bërë publik edhe çmimet që do të ndahen për fituesit në tri kategorit, në maratonën e plotë, minimaratonën dhe stafetën 4 herë 10 kilometra. Haraqia, ka shtuar se tashmë ka filluar edhe regjistrimi i sportistëve që do të marrin pjesë në këtë garë që për herë të parë mbahet në vendin tonë.