.
Published On: Wed, Sep 7th, 2016

Gjakova Smart City

Share This
Tags

Sot në Gjakovë është bërë inaugurimi i projektit Smart City Gjakova-Shtyllat Multifunksionale. Në Ceremoninë e inaugurimit solemn të pranishmive ju është drejtuar kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka vequar përpjekjet e komunës që në

dobi të qytetarëve, të vëjë në funksion të arriturat bashkëkohore teknike. Pos kryetarës, Kusari-Lila, në këte inaugurum kanë folur edhe Alesandra Rokasalvo, përfaqësuese e UNDP-së, si dhe nga zyra e Agjensionit Zhvillimor të Austrisë, ndërkohë që prezentimin e Projektit Smart City Gjakova e ka bërë Fatos Stavileci nga ATI-kos si dhe Armend Vokshi, drejtor i Drejtorisë komunale të Administratës së përgjithshme në Gjakovë, i cili ndër të tjera ka vequar sistemin bashkëkohor të kamerave të cilat do të vendosën në shtyllat multifunksionale. Sipas drejtorit Vokshi, bëhët fjalë për fazën e parë të vendosjës së kamerave, i cili do të shërben si një projekt pilot për vazhdimin e punës në këte drejtim. Ceremonia e inaugurimi solemn të projektit Smart City Gjakova-Shtyllat Multifunksionale, ka përfunduar me vizitën hapësirave ku janë të vendosura Shtyllat Multifunksionale përkatësisht me demonstrimin në praktikë i tyre.