Hoti takon banorët e “Bllokut të Ri”
Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Hoti, i shoqëruar edhe nga kryetari i degës, Hajdar Beqa, takoi banorët e lagjes së “Bllokut të Ri”.
Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve të kësaj ane, Hoti garantoi se të gjitha projektet dhe sugjerimet për këtë pjesë të qytetit do të jenë prioritare.
Ai falënderoi qytetarët e komunës së Gjakovës, që sipas tij, çdo ditë e më shumë po mbështesin programin e tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë takim, u prezantua edhe kandidati për Asamble, Ilir Morina./radiogjakova/