.
Published On: Tue, Mar 13th, 2018

Hendbolli i femrave, 6 hendbolliste gjakovare ftohen në përfaqësuese

Share This
Tags

Përfaqësuesja A dhe ajo U-20 e Kosovës e hendbollit të femrave është grumbulluar në Prishtinë në përgatitje për ndeshjet e radhës që i presin këto dy ekipe.

Në listën e bërë publike nga përzgjedhësi i ri Agron Shabani janë ftuar 30 hendbolliste ku nuk mungojnë lojtaret gjakovare.

Dy hendbollistet e njohura Elma Kameri dhe Arlinda Krasniqi që luajnë me Istogun janë grumbulluar, njëjtë si Shkurta Mehmeti, Xhevahire Bajrami e Shpresa Haxhosaj të klubit Shqiponja.

Nga skuadra e Vëllaznimit është ftuar vetëm hendbollistja Arrita Kursani.

Në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropian, përfaqësuesja A e Kosovës i ka dy ndeshje me Bjellorusinë.

Ndërkohë hendbollistet e U-20 të Kosovës prej 23 deri më 25 mars duhet t’i luajnë tri ndeshjet e grupit të pestë të eliminatoreve për Botërorin e këtij viti. Kosova është në grup me Serbinë, Norvegjinë dhe Sllovakinë./radiogjakova/