.
Published On: Mon, Mar 26th, 2018

Hasani e shkatërroi serbin Spajiç

Share This
Tags

Kikboksieri shqiptar Muharrem Hasani e ka dërrmuar serbin Zoran Spajiç, në përballjen e zhvilluar të shtunën në Cyrih të Zvicrës.

32-vjeçari nga Dobroshi i Gjakovës është rikthyer në sportin e kikboksit pas një periudhe dy vjeçare, por kjo nuk e ka penguar aspak që të mposhtë serbin Spajiç.

Hasani ka treguar për “Epokën e re” se sportin e kikboksit e zgjodhi për faktin se gjithmonë i ka fjetur në zëmër.

“Kam filluar të merrem me këtë sport që nga mosha 15-vjeçare dhe arsyeja që kam zgjedhur këtë sport ishte fakti që më flinte në zemër. Fillimisht u regjistrova në klubin e Skënder Shahinit, i cili njëkohësisht ishte edhe trajner i imi i asaj kohe. Pas pak muajsh stërvitje jam futur në ring. Si çdo fillim edhe fillimi im nuk ishte i lehtë, por me punë të pandalshme dhe sakrificë arrita atë që kam synuar për një kohë të gjatë”, ka thënë Hasani, i cili ndeshjen e parë e ka zhvilluar në vitin 2000.

Ai mendon se sporti i kikboksit është mjaft i zhvilluar dhe ka perspektivë në shtetin zviceran. Për sukseset e gjertanishme në sportin e kikboksit shqiptari nga Dobroshi i Gjakovës ia ka atribuuar familjes së tij.

“Familja ime më ka përkrahur që nga fillimi e deri tani, gjë të cilën e vlerësoj shumë dhe u jam shumë mirënjohës. Kam raporte te mira miqësore me të gjithë sportistët shqiptarë anë e mbanë botës”, ka deklaruar Hasani.

Disa nga titujt e Muharrem Hasanit

IFN WORLD CHAMPION – 95 KG 2016
WFC WORLD CHAMPION – 95 KG 2014
WKF VICE-WORLD CHAMPION – 95 KG 2013
WPKC WORLD CHAMPION – 95 KG 2009
WINNER IN THE PRESTIGE FIGHT – WFC 2008
WINNER IN THE PRESTIGE FIGHT – WPKC 2008
INTERCONTINENTAL CHAMPION – 95 KG WPKC 2007
EUROPA CHAMPION – 95 KG WFC 2006
EUROPA CHAMPION – 95 KG WPKC 2005
SWISS MASTER SCOS 2004
SWISS MASTER SKBV 2003
JUNIOR WORLD CHAMPION IN KARATE SHIDOKAN 2002
SWISS MASTER SKBV 2002
SWISS MASTER SKBV 2001