.
Published On: Thu, Sep 21st, 2017

Hapet ekspozita “Pa drita” në Muzeun Etnografik

Share This
Tags

Të enjten në Muzeun e Etnografik të Gjakovës u hap një ekspozitë dedikuar personave me aftësi të veçanta shqisore e quajtur “Pa dritë”. Kjo ekspozitë ka për qëllim t’u ofrojë të verbërve një mundësi njohjeje me një pjesë të trashëgimisë arkeologjike.

Kreatorja Edlira Çaushi tha se ekspozita përmban 27 artefakte të riprodhuara dhe objekte të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Hapësira është e pa ndriçuar dhe është konceptuar në mënyrë të tillë që të gjithë vizitoret dhe të interesuarit ta shijojnë materialin e ekspozuar vetëm nëpërmjet shqisës së të prekurit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës, Ledian Lako, tha se artefaktet e ekspozuara janë të periudhave të ndryshme dhe kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për Durrësin, por edhe për popullin shqiptar.

Një ndihmë të madhe në realizimin e kësaj ekspozite po jep edhe Shoqata e të Verbërve e komunës së Gjakovës, e cila ka ndihmuar në rishënimin e të dhënave të cilat ishin dëmtuar gjatë transportit.

Kryetari i kësaj shoqate Shaip Kastrati tha se ekspozita është e mirëseardhur dhe tejet interesante për personat e verbër.

Drejtori i Muzeut Etnografik të Gjakovës, Besmir Hasi, njoftoi se ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj, ndërsa është aktivitet kryesor në shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane./radiogjakova/