.
Published On: Tue, Mar 7th, 2017

Hapet ekspozita “Arsimi në komunën e Gjakovës në foto dhe dokumente”

Share This
Tags

Për nder të shënimit të festës së “7 Marsit” në foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, sot është bërë hapja e ekspozitës me titull “Arsimi në komunën e Gjakovës në foto dhe dokumente”. Në këtë ekspozitë permes fotografive dhe materjalve tjera jënë prezantuar aktivitetet e shumta në mbrojtje të arsimit dhe shkolëls shqipe gjatë periudhës së viteve të 90-ta. Kjo ekspozitë vjen vetëm disa ditë pas promovimit të një libri që veteranët e arsimit gjakovar kanë prezantuar këtë periudhë të vështirë kohore. Një nga anëtarët e shoqatës “7 Marsi”, Myftar Shala, tha se kjo ekspozitë është pjesë e përpjekjeve të anëtarëve të kësaj shoqate në tri vitet e fundit për të dokumentuar këtë periudhë të historisë.

Në hapje të kësaj ekspozite, përveq nxënësve, arsimtarëve dhe veteranëve të arsimit ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Në fjalën e saj, ajo tha se ndër gjenerata dhe ndër vite, populli ynë ka synuar që të tregoj se është një popull i lashtë, atë kemi arritur ta tregojmë vetmë pas hapjes së shkollës shqipe, pas aktualizimit të gjuhës shqipe dhe pas vazhdimit të mëtutjeshëm të forcimit.