.
Published On: Wed, Mar 22nd, 2017

“Handikos” në Gjakovë organizon takim me moton “Etiketimi i institucioneve publike të cilat janë PA QASJE“

Share This
Tags

Në kuadër të projektit, “Të takohemi kudo” i cili është i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, organizata “Handikos” në Gjakovë, në partneritet me OJQ “Rinia Kosovare Evropiane”, sot ( te merkuren) organizoi takimin me moton “Etiketimi i institucioneve publike të cilat janë PA QASJE“. Lidhur me

këtë, Brilanta Ballata, udhëheqëse e Handikos-it në Gjakovë, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i mirëqenies së personave me aftësi të kufizuar përmes krijimit të mundësive të barabarta për pjesëmarrje në shoqëri. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe personat me aftësi të kufizuar të cilët janë shprehur tejet të pakënaqur me gjendjen aktuale në komunë, kur është fjala tek qasja e personave me aftësi të kufizuar. Ky aktivitet i cili si objektiv kishte ngritjen e nivelit të zbatimit të dispozitave ligjore të cilat mundësojnë qasjen e personave me aftësi të kufizuar në objekte publike në komunën e Gjakovës, ka vazhduar me etiketimin e Gjimnazit “Hajdar Dushi”, Stacionit të autobusëve, Konviktit të studentëve “Sadik Stavileci”, Qendrës për regjistrimin civil në Gjakovë si dhe Drejtorisë komunale për Kulturë Rini dhe Sport.